Danish Gambling Authority

Рэйтынг 5.0
100% БОНУС да 100 еўра на першы дэпазіт.
Рэйтынг 4.5
100% БОНУС да 100 еўра на першы дэпазіт!
Рэйтынг 4.8
100% БОНУС да 200 еўра на першы дэпазіт + 500 бясплатных крэдытаў!

Autoriteti Danez i Kumarit, Danish Gambling Authority

Danish Gambling Authority

Çfarë është DGA?

Danish Gambling Authority ose shkurt DGA, është një autoritet që operon në Danimarkë nën varësinë e Ministrisë së Financave në vend. Roli kryesor i DGA është të rregullojë tregun e lojërave të fatit në vend, dhe të sigurojë mbrojtjen e lojtarëve nga subjektet e paligjshme. Nën përgjegjësinë e DGA janë të gjitha veprimtaritë e lojërave të fatit në vend si: kazinotë online, bastet sportive, kampionatet e pokerit, llotaria kombëtare etj…

Cilat janë përgjegjësitë e autoritetit?

Autoriteti Danez i Kumarit ushtron veprimtarinë e tij nëpërmjet disa detyrave dhe përgjegjësive kryesore. Ato janë:

  • Shpërndarja e licensave për operatorët e lojërave të fatit.
  • Survejimi i këtyre subjekteve për t’u siguruar mbi zbatimin e ligjit nga ana e tyre.
  • Garantimi i kushteve të drejta për lojtarët.
  • Kryerja e studimeve për industrinë e kumarit dhe propozimi i ndryshimeve ligjore bazuar në to.
  • Ofrimi i suportit dhe përpunimi i ankesave nga ana e lojtarëve në çdo moment.

Autoriteti u formua në vitin 2000, dhe në vitet e tij të para, detyra kryesore ishte monitorimi i pajisjeve slot dhe makinerive të lojërave të fatit në vend. Me avancimin e teknologjisë dhe përhapjen në masë të lojërave të fatit online, dhe DGA iu përshtat trendeve, duke marrë më shumë përgjegjësi. Sot autoriteti ka me shumë se 120 punonjës, dhe dy zyra në qytetet kryesore të Copenhagen dhe Odense.

Parimet e DGA

DGA është një nga autoritetet më prestigjoze dhe të respektuara në industrinë e lojërave të fatit. Kjo pasi siç pretendon dhe vet autoriteti, veprimtaria e tij bazohet në disa parime që nuk shkelen asnjëherë. Këto parime janë transparenca për çdo vendim të marrë, prespektiva për të qënë gjithmonë të informuar me ndryshimet e fundit si dhe mbajtja e përgjegjësisë maksimale për çdo hap që ndërmerret. Në qoftë se doni të mësoni më shumë mbi veprimtarinë e DGA, mund të vizitoni faqen e tyre zyrtare, https://www.spillemyndigheden.dk/en. 

Лепшае казіно Microgaming, вялізныя прагрэсіўныя слоты для джэкпота толькі ў казіно Grand Mondial!

X